Shtyp

QYTETI ANTIK I BUTRINTIT: NJE UDHETIM NE HISTORINE E LASHTE
Pershkrimi historik : Si u krijua dhe si mbijetoi Butrinti ne shekuj?
Butrinti eshte qendra arkeologjike me e rendesishme e Shqiperise dhe nder me te njohurat e gjithe Gadishullit te Ballkanit. Kjo qender ofron per vizitoret e saj nje kompleks te tere objektesh dhe monumentesh arkeologjike,te cilat deshmojne per zhvillimin e nje qyteterimi shume te rendesishem qe ne periudhen antike. Sipas mitologjise se periudhes klasike, Butrinti i sotem apo Buthroti i dikurshem, eshte themeluar nga koloner grek te Trojes. Ne te vertete objektet e shumta arkeologjike deshmojne per ekzistencen e hershme te ketij vendbanimi qe ne periudhen neolitike. Pas epokes se neolitit, treva ka qene qendra e nje vendbanimi te madh ilir, i banur nga nje fis epirot qe njihej me emrin Prassaiboi. Qe ne fund te shek. VI p.e.r. ishin ngritur nje qytet jo i vogel dhe nje fortese. Maja e kodres ishte e rrethuar me blloqe te medha guri te palatuar. Me pas do te ndodhte kolonizimi nga Korfuzi ne shek. VI p.e.r. Ne shek IV p.e.r. qyteti pati nje rritje te shpejte dhe u ndertuan shetitorja e pare dhe nje tempull. Pak kohe me pas u be pjese e Mbreterise se Epirit dhe qeverisej prej nje Keshilli te gjithe qytetareve te lire. Pas prishjes se Lidhjes Epiriote dhe pushtimit u be nje qytet i rendesishem romak, duke shpetuar nga shkaterrimi qe pesuan shumica e 70 qyteteve te tjera te Epirit. Ne kohen e Jul Cezarit dhe te Augustit, Butrinti ishte nje pike detare dhe hambar drithi per ushtrine e Cezarit. Vendbanimi qytetar vazhdoi pa nderprerje jeten e tij gjate gjithe antikitetit e mesjetes. Pas pushtimeve te fundit osmane qyteti u braktis dhe rrenojat u mbuluan nga dherat e bimesia. Gjate viteve 1928 deri me 1941, do te kryheshin germime shume te rendesishme arkeologjike te drejtuara nga arkeologu i mirenjohur Italian Luigji Ugolini.
Kapitulli final ne historine e gjate te Butrintit erdhi me ndertimin e kalase katrore ne gryken e Vivarit nga Ali Pasha ne vitin 1807 per tu mbrojtur nga sulmet franceze qe vinin nga Korfuzi dhe kaloi ne duart e Osmaneve deri ne periudhen e pavaresise.
Ugolini, italiani qe vdiq duke germuar ne Butrint.
Butrinti u injorua deri ne vitin 1920, kur misioni Italian me ne krye Luixhi Ugolinin mberriti ne Shqiperi. Ne vitin 1924 Ugolini zgjodhi majen e kodres ilire, Foinik, 20 milje ne veri te Butrintit, per fushaten e tij te pare. Por kjo ishte me pak premtuese nga c’e priste Ugolini, keshtu ne vitin 1928, me shpresen e zbulimit arkeologjik te kohes se Eneas, ai filloi punen ne Butrint. Ne ate kohe Butrinti ishte nje koder e vogel ne nje peisazh
shkretetire.  Brenda tre muajve Ugolini kishte zgjatime te medha te mureve  te poligoneve greke rreth qytetit si dhe porta te medha dhe teper fine. Megjithate germimi me i madh ishte ne faqen lindore te kodres, ku ai zbuloi teatrin. Teatri i shek te IV,  me ndenjeset e spektatoreve te ruajtura mire dhe me skenen, perbenin nje sensacion sidomos kur u pasuan nga zbulimi I statujave, Zotave te Butrintit dhe nga nje koke e Apollos. Duke punuar me ritme te shpejta, Ugolini germoi dhe nxorri ne pah Tempullin e Asclepulus-it pas teatrit, nje bllok banjash romake perballe tij, pjese e nje pallati te hershem, e cila kishte nje dysheme mozaik te shek te V dhe shume monumente te tjera. Ugolini punoi me passion deri sa vdiq ne vitin 1936 nga malarja.

normal_butrinti.jpgBUTRINTI3.jpg50607415.Butrinti6.jpgButrinti.jpgbutrinti2.jpgimages.jpeg280px-Butrinti_01.jpgant0841183.jpgButrinti1.jpgbutrinti_galleryfull1.jpeg

                             Butrinti, ekspozite e hapur e vlerave historike-kulturore
Qyteti I Butrintit eshte i madh dhe kompleks, me rrenoja nga periudha te ndryshme. Per ata qe nuk jane arkeologe apo studente specialiste, menyra me e lehte ne viziten e tyre te pare eshte te vertiten brenda perimetrit. Te shetisin perreth mureve dhe te shohin me syte e tyre se si u zhvillua qyteti dhe keshtjella si nje ishull i fortifikuar dhe pastaj te procedojne drejt qendres per te pare finesen e ndertimeve antike.
Ne zone mund te hyhet nepermjet nje porte, ku aplikohet nje tarife shume e vogel. Duke marre ne te djathte dhe duke ndjekur rrugicat e ngushta mberrin ne rrenojat qe i perkasin banjos romane dhe nje kulle veneciane dhe pastaj nje seksion tjeter muresh qe datojne ne shek e IV, viti i Krishtit. Pas pothuaj 400 metrave te tjere, te shfaqen rrenojat e nje qendre te krishterer kulti dhe pastaj nje pishine ne formen e kryqit qe mund te kete qene pjese e kishes mesjetare.
Ne te djathte te hyrjes sheh nje pamje shume te kendshme te zgjerimit te kanalit qe me pas te con tek liqeni. Me pas vazhdon nje seksion tjeter, teper i gjate i mureve te jashtem, edhe keto i perkasin antikitetit te mevonshem, ndersa nje shetitje ne pyllin e dendur ne vei te ishullit eshte me te vertete teper e kendshme. Ne te majte , ndersa afrohet fundi i kesaj rrugice, shihen muret e nje bazilike mesjetare afer pikes ku bashkohen muret lidhese te fortifikimeve te jashtme. Poshte ishin disa banja me ujera termale, qe quheshin ndryshe, banja e Nimfave. Ne mure eshte shkruar nje legjende greke qe bente fjale per rendesine e mireqenies. Ajo mori formen finale ne shek I-re para Krishtit, kur ishte mbuluar me cati sferike dhe ishte zbukuruar me piktura, ne nje prej te cilave paraqiten dy pallonj dhe nje papagall. Hyrja tjeter aty afer ka nje qemer te gurte te harkuar ku tregohet nje luan duke shqyer nje ka.
Gjuetia 
Zona e liqenit ka nje varietet te pasur zogjsh. Kjo zone ishte e famshme per gjueti, sidomos per ate te shapkave, dhe ne kete kontekst Butrinti eshte permendur ne kujtimet e sportisteve britanike te shek XIX-te. Gjuetaret nga Korfuzi niseshin per udhetime ditore  dhe per gjueti ne Butrint.
Akropoli
Midis pemeve dhe shkurreve gjendet baza e Akropolit, me muret e vjetra fortifikuese, te cilat datojne ne shek VI para Krishtit. Ky fund i akropolit eshte i hapur, me nje kishe te krishtere ne qender te rrethuar me peme. Kjo eshte ndertesa me e vjeter e krishtere ne Butrint. Ne dizajn ajo shfaqet e ngjashme me kisha te tjera te ngritura ne Shqiperi te gjetur ne Elbasan, Foenik dhe Bylis, me cati te harkuar dhe dysheme mozaik. Ajo daton ne gjysmen e pare te shek te VI. Ne mesjete ajo u rindertua, me perjashtim te kupoles se vogel ne pjesen lindore. Fundi me i larget i Akropolit, ku venecianet dhe turqit vendosen topat ne pozicionet e mureve, shtrihet jashte mureve, ne kopshtet perreth forteses qendrore. Sapo kalon Akropolin dhe ngjitesh ne kompleksin qendror te nderteses mund ti gezohesh parkut qendror.
  Teatri I Butrintit 
Ne rrugicat duke ecur nga kahu perendimor, gjenden rrenojat e nje shtepie te madhe romake qe daton ne shek e II-te viti i Krishtit. Qendra e tij ishte e hapur e shtruar me gure, me 12 shtylla te gurta qe ngriheshin mbi nje bazament. Teatri i Butrinti kishte nje kapacitet prej 1500 vendesh. Perbehet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri qe sherbenin si ndenjese dhe 3-4 rradhe ne krye. Jane ruajtur te plota 13 shkallet e para. Per te kaluar midis rreshteve sherbenin 6 pale shkalle guri qe ne fillim zbukuroheshin me dy putra luani. Sfondi prapa skenes perbehet nga nje mur i larte me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve te kohes. Sheshi i skenes u shtrua me rrasa guri ne periudhen Osmane. Para shkalleve gjendet vendi i orkestres, ka formen e nje harku dhe eshte e shtruar me gure gelqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindertuan ne shek e II-te para Krishtit. Skena eshte ngritur me larte se sheshi i Orkestres. Skena perbehet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Ne prapaskene ndodhen korridoret e ngushta qe sherbenin per hyrjen dhe levizjen e aktoreve. Ketu gjenden edhe disa mbishkrime per lirimin e sklleverve. Thuhet qe jane liruar shume skllever nje pjese e te cileve ishin gra. 
                                               BUTRINTI, MIKROKOZMOSI I MESDHEUT
Qyteti antik i Butrintit, ne jug te vendit, i cili daton qe ne periudhen e bronzit, rreth 3400 vjet para Krishtit, qyteti qe spikat per objekte me rendesi te vecante, si teatri, baptisteri, kompleksi i ndertimeve te periudhes mesjetare, prej vitesh ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje interesimin e arkeologeve dhe te turisteve te shumte vendas dhe te huaj. Ta vizitosh ate sot eshte njesoj si te vizitoje nje qytet njeqind vjet me pare, pa vende parkimi per makinat, pa tenda me suvenire per vizitoret, pa zhurma pervec zerit te zogjve dhe kenges se perhershme te bulkthit. Nese deshiron te harrohesh ne mendime romantike, i vetmuar ne mes te rrenojave te nje ish-qyteti madheshtor, atehere Butrinti eshte vendi ideal per ju. Por perfshirja e Butrintit dhe me pas e parkut Kombetar me po te njejtin emer, ne pasurite e trashegimise boterore nga UNESCO, pa dyshim, zgjuan kureshtje nder mijera vizitore perendimore dhe vendas qe nisen drejt qytetit antik. Jane te shumta institucionet qe kujdesen si pale ligjore, per mbarevajtjen e ketij monumenti me vlera te pallogaritshme jo vetem per Shqiperine. Me poshte jepet historiku dhe zhvillimi i qytetit antik te Butrintit nder vite.
Legjenda
Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, qe ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, Perendia Pan ka vdekur pikerisht ne Butrint dhe casti i vdekjes se tij, u be shkak per klithmat e shtojzovalleve, te cilat njoftonin barinjte anekend Kaonise per kete humbje tragjike per mbrojtesin e tyre te luleve dhe te pyjeve. Ne fund te viteve 30 te shekullit te kaluar, arkeologu Italian Ugolini permend gojedhenen mbi zanafillen e larget te Butrintit. Heleni qe kishte ardhur ne Epir nga Troja, po pergatitej te bente flijimin ritual pas zbritjes ne toke. Lopa qe do t’u flijohej Perendive, e goditur, por jo e vrare, i shpetoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke pare ketu nje paralajmerim te Perendive, themeloi nje qytet qe ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet ne nje kep te ulet ne bregdetin jugperendimor te Shqiperise.
Kjo qender rezulton te kete qene  e banuar se paku qe ne shek. VIII para Krishtit. Nderkohe mitet flasin per themelimin e Butrintit nga trojanet e shperngulur. Rreth shek IV. para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye ne nje qender kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet me e turbullt. Qyteti u perfshi se pari ne luftrat per pushtet midis bizanteve e me pas normaneve, anzhuineve, venedikasve, dhe se dyti ne konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomane.
Ne fillimet e shek. XIX, ai u shnderrua gradualisht ne nje fshat te vogel peshkataresh, perreth nje fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madheshtore flisnin per shuarjen e nje shkelqimi te meparshem ne kete qender urbane ndane Kanalit te Korfuzit. Butrinti se bashku me Korfuzin, u blene nga Republika e Venedikut prej mbreterve anzhuine te Italise se Jugut ne vitin 1386. Atehere faza me aktive e qytetit mesjetar ishte shnderruar ne nje avanpost te fortesave te medha ne Korfuz. Mbeti prone e Venedikut per me shume se 400 vjet dhe venedikasit ndertuan shume fortifikime ekzistuese, si dhe nje keshtjelle trekendore, te rikonstruktuar me pas per qellime mbrojtjeje dhe kontrolli te Kanalit te Vivarit nga Pashai i Janines, Ali Pashe Tepelena. Me fuqizimin e Perandorise Otomane, Butrinti mbeti ne vijen e pare te frontit te Venedikut. U pushtua ne nje numer rastesh, por me i shenuari eshte marrja e tij nga “Sulejmani I Madherishem” ne vitin 1537.
Vjedhjet e statujave
Ne fillim te viteve 90, qyteti antik i Butrintit u be pre e disa vjedhjeve. Me te rrezikuara nga grabitesit dhe trafikantet e vlerave arkeologjike ishin disa koka statujash ne mermer dhe disa fonde arkeologjike. Keshtu, dy shtatoret e dy Perendive, Artemises dhe Apollonit, dy objekte me vlera te rralla per kulturen shqiptare, qe 11 vjet me pare u derguan ne Greqi nga trafikantet e veprave te artit, u riatdhesuan ne shkurt te ketij viti dhe u vendosen ne mjediset e muzeut arkeologjik ne Butrint, 19 km larg qytetit jugor te Sarandes. Dy veprat e artit, te grabitura nga muzeu arkeologjik i Butrintit , u gjeten ne Pire dhe trafikuesit e tyre jane proceduar penalisht sipas ligjit grek. Shtatorja e Perendise femerore Artemis paraqitet ne levizje. E punuar me material mermeri dhe teknike gdhendjeje, sipas specialisteve, ajo i perket kultures paraqytetare ilire, periudhes helenike, shek II para Krishtit. Statujes i mungojne dy krahet dhe koka. Artemisa u zbulua ne vitin 1958, ne kodren e Finiqit dhe u ruajt deri ne vitin 1997 ne muzeun e Butrintit. Lartesia e saj eshte 1.25 metra. Ndersa shtati i Apollonit, i punuar me material mermeri dhe teknike gdhendjeje, i perket periudhes se shek II pas Krishtit. Koka eshte punuar me vete dhe ndodhet ne Muzeun e Butrintit. Ajo u gjet nga arkeologu Italian Ugolini ne Nymfeun e Butrintit. Lartesia e saj eshte 1.38 metra. Historia e grabitjeve te statujave nga Butrinti  dhe Finiqi ka nisur ne vitin 1991 dhe do te perseritej ne permasa te tjera ne vitin 1997. Certifikatat e objekteve te vjedhura u bene pjese e punes se Interpolit, i cili arriti te gjeje vendndodhjen e shume prej tyre. Ne nentor te vitit 2000, u riatdhesua nga SHBA koka e Livias, gruaja e perandorit Oktavian Augusti. Ndersa ne veren e vitit 2003 u mundesua kthimi nga Greqia i skulpturave “Portreti i Germanikut” , “Portreti i Herkulianes” dhe “Portret vajze” te cilat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit ne vitin 1991. Dy te fundit u gjeten ne eksponatet e Muzeut Nacional Arkeologjik te Athines ndersa e para u gjet ne muzeun Arkeologjik te Janines. Punonjesit e muzeut te Butrintit thone se pajisjet e instaluara tashme ne mjediset e ketij muzeu, kane mbyllur cdo mundesi per grabitjen e veprave te artit. Sipas tyre ky muze ka aparatura bashkekohore kontrolli,me kamera dhe sistem alarmi dhe gjenerator qe garanton funksionimin e sistemit te vrojtim sinjalizimit”non-stop”.
STATUSI I BUTRINTIT DHE PARKU KOMBETAR
Butrinti ashtu si shume qendra te tjera te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi, u shpall Monument Kulture, qe ne vitin 1948 me nje pakt  te Pare rregullues per Monumentet e Kultures. Ne vitin 1981, zona e pyllezuar perreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, per mbrojtjen e zonave arkeologjike me rendesi mjedisore. Ne rrafshin nderkombetar, rendesia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tille ne vitin 1992, kur ai u perfshi ne Listen e Pasurive Boterore te UNESCO-s, Parku Kombetar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kultures, duke perfshire nje siperfaqe toke shteterore prej 29 km/katrore. Kufijte e ketij Parku, shtrihen ne daljen e fshatrave perreth tij, si Ksamili, Vrina, Shendellia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombetar u be nje domosdoshmeri, per ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferes unikale  te Butrintit, per ruajtjen e te dhenave arkeologjike te disa qendrave dhe monumenteve te zbuluara ne kete vater te qyteterimit antik, si dhe per nje menaxhim  me efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s te vitit 1997.
Brenda parkut ndodhen 10 zona te shquara arkeologjike qe lidhen me historine e Butrintit. Disa prej tyre jane zona Brenda mureve te Butrintit, ajo jashte mureve, Diapori, Fortesa-kalaja e Ali Pashe Tepelenes, Kalivoi, Shen Dellia, Shen Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit te Vivarit etj.Specialiste te arkeologjise kane theksuar se “Butrinti eshte nje thesar i jashtezakonshem per Shqiperine” dhe se “celesi eshte zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i pademshem”.


    BUTRINTI SOT
Askush nuk mund t’i shpetoje magjepsjes nga bukuria dhe qetesia e ketij vendi, ku rrethinat natyrore plotesojne aq bukur rrenojat antike.
Butrinti, ose me emrin e lashte Buthrotum, shtrihet ne jugperendim te Shqiperise, 20 km ne jug te portit modern te Sarandes. Pozicioni i tij eshte spektakolar: Berthama e qytetit antik ndodhet ne nje koder te vogel rrethuar nga ujrat e liqenit te Butrintit dhe kanalit Vivari, nje rruge e ngushte ujore qe sot lidh Korfuzin, 4 km ne perendim te Butrintit. Ne veri dhe ne lindje mocalet ua lene vendin maleve te larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen ne perendim.
Riviera eshte pa dyshim nje nga zonat me te bukura dhe me te paprekura te te gjithe Shqiperise. Brigjet e Adriatikut dhe Jonit kane nje bukuri shokuese. Palmat dhe pemet me ullinj dominojne peisazhin duke i dhuruar nje bukuri karakteristike mesdhetare. Panorama e detit, varieteti i flores, i favorizuar nga klima e bute, e ben Saranden nje qender te preferuar per pushime dhe rikrijim, dhe nje qytet te rendesishem turistik. Turistet nga Korfuzi zbarkojne ketu me tragete. Ka nje linje te perditshme autobuzash nga Saranda ne Butrint. Ne vitin 2000 Butrinti priti mese 30 mije vizitore te huaj.
Qyteti antik, eshte nje nga bukurite me me vlere te rivieres shqiptare dhe nje nga destinacionet me te rrahura, jo vetem nga turiste te huaj, por edhe nga vete shqiptaret. Historia gershetohet ketu me artin antik dhe rrethohet nga nje bukuri mesdhetare, duke zene nje vend te rendesishem ne kujtimet e atyre qe e kane shijuar nga afer dhe qe ne endrrat e atyre kane degjuar te flitet per te.
 Plazhet e virgjera jane fare afer, keshtu, pas nje udhetimi te gjate neper gojedhena e legjenda, ne perfytyrime te paraardhesve qe jetonin, argetoheshin dhe preheshin ne keto bukuri, ndokush mund te kerkoje pak shplodhje midis pemeve aty afer, ose ne reren e nxehte pak metra me tutje. Hotele dhe lokale te ndryshme, ngritur vitet e fundit, ofrojne mundesi te shumta per pushime dhe i bejne ditet ne kete vend ende te paeksploruar, te kendshme dhe te paharruara. Kuzhina italiane nderthuret me ate tradicionale shqiptare, duke ofruar me te miren e detit dhe te kesaj toke te bekuar.

Gjej Pronen qe kerkon!

Pronat e Fundit

Llogarit Kredine

Ndrysho vlerat e meposhteme sipas kerkesave tuaja per te bere perllogaritjen e kestit mujor.

Kesti Mujor (€)
You are here:   KryeBUTRINTI